Në Mullirin e Haxhi Zekës hapet ekspozita e fotografisë Green Belt 2017

Në Mullirin e Haxhi Zekës hapet ekspozita e fotografisë Green Belt 2017

Në Mullirin e Haxhi Zekës në Pejë, Environmentally Responsible Action (ERA) grup, dje organizoi hapjen e ekspozitës së fotografisë Green Belt 2017.

Në të u ekspozuan 50 fotografi nga koleksionet e fotografive të tre fituesve të garës Green Belt në Kosovë: Gzim Sinani, Milot Tafilaj dhe Fatlinda Daku, si dhe udhëtimi përmes fotografive të pjesëmarrësve të udhëtimit ndërkufitar Kosovë-Shqipëri-Mal të Zi për festimin e Ditës vjetore të Brezit të Gjelbër të Ballkanit.

Ekspozita u hap nga drejtoresha e programeve të ERA-së, Ellen Frank Lajqi, e cila shpjegoi për të pranishmit rolin dhe rëndësinë e iniciativës Green Belt dhe ndau certifikatat për fituesit. Ekspozita u u pëlqye nga të pranishmit dhe u përmbyll me një koktej me ushqime tradicionale nga Slow Food Dukagjini.