Në muajin tetor zbriti çmimi i drunjve për zjarr

Në muajin tetor zbriti çmimi i drunjve për zjarr

Në muajin tetor çmimi mesatar i drunjve për zjarr pati rënie të çmimit krahasuar me muajin shtator të këtij viti.

Në një raport të përpiluar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), tregohet se çmimi mesatar i drunjve për zjarr në muajin shtator të këtij viti ka qenë 40 euro e 58 cent.

Por, një muaj më vonë, në tetor, çmimi i drunjve ka rënë në 40.34 euro në metër katror, raporton Insajderi.

Përveç çmimit të drunjve që ka rënë gjatë muajit tetor, edhe disa artikuj të tjerë kanë pasur rënie në çmim.

Mishi i viçit në Kosovë ka shënuar rënie në çmim, nga 7 euro e 40 cent në muajin shtator, në 7 euro e 22 cent një muaj më vonë. /Insajderi.com