Në Mitrovicë protestohet për diçka që nuk ka të bëjë me probleme ndëretnike

Në Mitrovicë protestohet për diçka që nuk ka të bëjë me probleme ndëretnike

Mitrovicasit e Lagjes së Boshnjakëve dhe asaj 2 Korriku po ndjehen të rrezikuar nga gazrat që lirohen nga fabrika e riciklimit të vajrave që e kanë afër, meqë rast kanë protestuar kundër ndotjes së ajrit, njofton Klan Kosova.

Por me këtë problem, kryetari Bahtiri po thotë se është marr për dy vjet.

Ai i bindi qytetarët që së bashku Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor t’i japin një shans të fundit.

Bahtiri po kërkon nga ministria që ti merret licenca e mjedisit fabrikës së BTP Holding.

Por pronari i Bas Trans që u pajis me leje nga Ministria e mjedisit në vitin 2015, po thotë se nuk e ka nisur punën meqë nuk e ka të kompletuar fabrikën.

Sipas tij, rezultatet e analizave i ka të pastra dhe se po kujdeset që të blej teknologjinë e fundit me qëllim të mbrojtjes së ambientit.

Në anën tjetër, Ministri i Mjedisit, Ferat Shala, i tha Klan Kosovës se të dy fabrikave u ka pezulluar lejen dhe ky vendim do të vlen derisa ti plotësojnë kërkesat shtesë të këtij institucioni. Ai tha se nesër inspektorët do të shkojnë tek këto fabrika për të verifikuar gjendjen.