Në Mitrovicë kapen 3 mijë litra të vajit hidraulik të kontrabanduara

30.03.2017 15:27
Në Mitrovicë kapen 3 mijë litra të vajit hidraulik të kontrabanduara

 

Policia e Kosovës në Mitrovicë ka identifikuar rreth 3000 litra të vajit hidraulik të dyshuara si të kontrabanduara.

Rasti ka ndodhur në rrugën e ’’UÇK-së” në Mitrovicë, ndërkohë që policia pas kontrollit të dokumentacionit të ngasësit të automjetit, ka identifikuar se targat e veturës nuk përputheshin me librezën e veturës, dhe se ai u ishte shmangur procedurave doganore.

Sipas policisë automjeti transportues dhe sasia e vajit të dyshuar është sekuestruar ngasësit i është shqiptuar gjobë për mos posedim të regjistrimit dhe për keqpërdorim të targave.