Në majën e Malit Uashington me flamurin shqiptar [video]

Në majën e Malit Uashington me flamurin shqiptar [video]

Një shkencëtar i organizatës “Mont Washington”, që studion erërat dhe kushtet klimatike, është ballafaquar me erërat e forta në majën e Malit Uashington në SHBA.

Por siç ka njoftuar vetë organizata, shkencëtari i tyre i cili nuk është identifikuar, ka bartur flamurin shqiptar për ta përdorur si mjet që tregon kahjen e erës.

Erërat në mëngjesin e së enjtës në Malin e Uashingtonin ishin duke fryrë në shpejtësi më të madhe se 100 kilometra në orë.

“Erërat ishin duke fryrë më shpejtë se 100 kilometra në orë këtë mëngjes, kështu që ne dolëm dhe e provuam. Flamuri na shërbeu që të parashikojmë shpejtësinë e erërave”, ka shkruar organizata “Mount Washington” në Twitter.

cnn

Videon e kësaj organizata, në të cilën shihet edhe flamuri shqiptar, e ka shpërndarë edhe mediumi amerikan CNN.

“Shikojeni këtë shkencëtar teksa ballafaqohet me erërat që janë më të shpejta se 100 kilometra në orë në majën e Malit Ushington”, shkruan CNN nëpërshkrimin e videos, së shpërndarë në rrjetin social Twitter. /Insajderi.com