Në Londër, çaktivizohet një bombë e Luftës së II-të Botërore

04.03.2017 16:37
Në Londër, çaktivizohet një bombë e Luftës së II-të Botërore

Ekspertët e çaktivizimit të bombave punuan gjatë gjithë natës për zhvendosjen e një bombe të Luftës së Dytë Botërore, e cila u zbulua në një zonë ndërtimi në Londër.

Një shkollë, një çerdhe dhe disa shtëpi u evakuuan me urgjencë pas gjetjes së bombës u gjet në parkun Brondesbury, në veri perëndim të kryeqytetit britanik.

Shumë banorë vendas u detyruan të strehohen në një kishë gjatë natës dhe treguan për “skenat e frikshme”, teksa policët trokitën në dyert e tyre dhe u thanë që të largohen nga shtëpitë e tyre në “The Avenue”.

Bomba gjermane, që peshon 226 kg, u zbulua e groposur thellë në Brent, ku punëtorët e ndërtimit ishin duke u përgatitur për të ngritur një bllok apartamentesh, thuhet në shtypin vendas.