Barcelona e ka në listën e dëshirave të transferimeve mesfushorin e Monakos, Thomas Lemar.
Siç raporton gazeta e njohur franceze L’Equipe, zyrtarët e klubit katalanas kanë mbetur të impresionuar nga paraqitjet e Lemar gjatë këtij stinori me Monakon dhe janë të gatshëm të negociojnë çmimin e futbollistit.
Lemar, i cili është transferuar tek Monako në vitin 2015 nga Caen për katër milion euro, pritet të largohet nga klubi i principatës së Monakos në fundin e këtij stinori. /Insajderi.com