Në liqenin e Shkodrës mbyten dy fëmijë

Në liqenin e Shkodrës mbyten dy fëmijë

Një varkë me shtatë fëmijë mbi të është përmbysur në ujërat e Liqenit të Shkodrës, duke shkaktuar vdekjen e dy prej tyre.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e enjte. Varka është përmbysur disa metra larg bregut.

Viktimat janë dy të mitur, 13 dhe 15 vjeç nga fshati Gruemirë, ndërkohë që pesë fëmijët e tjerë kanë mundur që të dalin në breg me not.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur polumbarët, që pas kërkimeve kanë gjetur 50 metra larg bregut trupat e dy fëmijëve të pajetë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë që është ende e paqartë nëse të miturit shoqëroheshin nga familjarë të tyre në momentin e ngjarjes tragjike.

Ngjarja e rëndë mbërrin një ditë pasi asaj të ndodhur në plazhin e Zvërnecit, ku një 10-vjeçare humbi jetën e mbytur në ujërat e trazuara të Jonit.