Në Leposaviq u zbulua shtatorja e një luftëtari serb i cili vdiq në luftën e Koshares

Në Leposaviq u zbulua shtatorja e një luftëtari serb i cili vdiq në luftën e Koshares

Një numër i madh i banorëve të Leshakut, Leposaviqit dhe të rrethinës ishin mbledhur dje në sheshin e Leshakut ku është zbuluar përmendorja e Zoran Mijatoviqit i cili ka qenë pjesë e forcave kriminale të Millosheviqit që ka luftuar në Koshare kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me këtë rast fjalim kanë mbajtur klerikët e kishës së Leosaviqit të cilët kanë theksuar “trimërinë e tij në mbrojtje të atdheut”, lajmëron TV Kim.

“Si luftëtar nga Kosharja kam ardhur në ide për t’ia ngritur një përmendore vendasit dhe bashkëluftëtarit tim, që në një mënyrë të mos harrohet emri i tij. E kam për nderë që kam arritur ta realizojë këtë ide, ta marrë lejen prej komunës dhe që ta vendosë këtë përmendore në shesh”, ka thënë Darko Angjelkoviq i cili bashkë me Srgjan Vuloviqin është më meritor për organizimin e kësaj ngjarjeje.

Anëtarët e familjes së të vrarit përveç që kanë falënderuar asgjë tjetër nuk kanë deklaruar.

Profesori Milan Miqa Nikoliq në librin e tij “Trimat dhe viktimat e pa arsyes”, në mes tjerash, e ka përshkruar edhe jetën e Zoran Mijatioviqit.

Të mbledhurve i janë drejtuar edhe kryetari i bashkësisë lokale Leshak, Budimir Veljoviq, ndërsa në emër të komunës së Leposaviqit Radosh Mihajloviq dhe Bratislav Milovanoviq./Insajderi.com.