Mbrëmjen e së enjtes në fshatin Kratina të Leposaviqit ka ndodhur një aksi" />

Në Leposaviq aksidentohet autobusi që drejtohej nga shoferi i dehur

Në Leposaviq aksidentohet autobusi që drejtohej nga shoferi i dehur

Mbrëmjen e së enjtes në fshatin Kratina të Leposaviqit ka ndodhur një aksident pasi i dyshuari mashkull serb nën ndikim të alkoolit ka drejtuar autobusin i cili nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka dalur nga rruga.

Si pasojë e aksidentit vozitësi ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës, ku është ndaluar për shërim të mëtutjeshëm.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar që rasti të shkoj në procedurë të rregullt.