Në Kuvend diskutohet zbatimi i kontratës për aeroportin

Në Kuvend diskutohet zbatimi i kontratës për aeroportin

Në Komisionin për Zhvillim Ekonomik sot është diskutuar për zbatueshmërinë e kontratës së shtetit me kompaninë e cila ka koncesionuar Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” për 20 vjet.

Ilir Rama drejtor i Njësisë të Partneritetet publiko-privat ka njoftuar anëtarët e komisionit me zbatimin e kontratës nga koha kur kompania Limak ka bërë koncesionimin e aeroportit, në korrik të vitit 2011. Sipas tij në përgjithësi zbatimi i kontratës është duke shkuar konform planeve, njofton Klan Kosova.

Por anëtarët e komisionit kanë kërkuar sqarime rreth disa planeve të cilat deri tani nuk janë realizuar në aeroport. Ata kanë kërkuar të dinë se pse nuk është zgjatur pista kryesore dhe pse nuk janë realizuar edhe disa të parapara me kontratë.