Në Kumanovë flamuri i Maqedonisë në shesh zëvendësohet nga ai shqiptar

Në Kumanovë flamuri i Maqedonisë në shesh zëvendësohet nga ai shqiptar

Sot rreth orës 16:30, dy të rinj e kanë hequr flamurin e Maqedonisë nga shtylla që ndodhet në sheshin e qytetit të Kumanovës dhe në vend të tij kanë ngritur flamurin shqiptar, njofton Alsat.

Sipas dëshmitarëve, këtë akt e kanë kryer dy të rinj, të cilët menjëherë janë arrestuar nga policia.

Flamuri shqiptar për rreth 30 minuta valoi në vend të flamurit maqedonas, që më pas të hiqet nga shtylla.

Ministria e Brendshme ende nuk ka dalë me qëndrim zyrtar për këtë rast.