Në Kosovë janë rreth 15 mijë përdorues të narkotikëve

Raportit për Vlerësimin e Kërcënimeve nga Krimet e Rënda dhe Krimit të Organizuar nxjerrë në pah se rreth 15 mijë përdorues, apo 1.6 për qind e popullatës në Kosovë janë përdorues të substancave narkotike.

Në Kosovë janë rreth 15 mijë përdorues të narkotikëve

Riza Shillova, Drejtori i Departamentit për Krime të Rënda në Policinë e Kosovës, tha se grupmosha e cila është përdoruesja më e madhe e këtyre substancave narkotike është 18 vjeçare, duke mos përjashtuar edhe grupmoshat tjera.

Ai ka thënë se rrugët të cilat janë identifikuar që më se shumti bëhet trafikimi i substancave narkotike është përmes Kosovës, Serbisë dhe Hungarisë, përfshirë edhe Shqipërinë.

“Forma tjera të krimeve të rënda janë edhe trafikimi me qenie njerëzore, migrimi ilegal, radikalizmi dhe ekstremizmi. Mosha e cila është më e prekur është ajo nga 14 deri 22 vjeçare. Format e shfrytëzimit më së shumti janë për prostitucion, pornografi e të tjera”, ka thënë Shillova.

Ndër tjerash, Shillova ka përmendur edhe krimet kibernetike për të cilat ka thënë se kanë filluar të bëhen shumë shqetësuese për shoqërinë e Kosovës.

“Çdoherë e më shumë është duke pësuar një trend të rritjes të këtij krimi”, ka thënë ai.

“Të gjitha këto janë identifikuar në bazë të këtij raporti. Ai është shumë i qartë dhe me zbatimin e tij do të bëhet edhe identifikimi i rasteve tjera kriminale”, ka shtuar Shillova.