“Në Kosovë ishte e ndaluar edhe të mendohej për pavarësi” – Kouchner flet për Kosovën

Përfaqësuesi i Lartë i Kombeve të Bashkuara në Kosovë gjatë viteve 1999-2001, Bernard Kouchner ka thënë se gjatë asaj kohe në Kosovë ishte e pamundur të mendohej për pavarësi, për shkak të ligjeve ndërkombëtare që ishin në fuqi asokohe.

“Në Kosovë ishte e ndaluar edhe të mendohej për pavarësi” – Kouchner flet për Kosovën

Këto fjalë ish-ministri i Jashtëm francez i tha gjatë një konference rreth pavarësisë së Kurdistanit në Universitetin Amerikan të Kurdistanit në Duhok. Kouchner tha se Kurdistani duhet ta shpallë pavarësinë e saj, duke u shprehur se “ky është momenti i duhur për t’ia treguar të vërtetën botës”.

Në rastin e Kosovës, Kouchner tha se ishte e ndaluar “edhe për të menduar për” pavarësi, por ishte e qartë se pavarësia ishte mënyra e vetme për të ndaluar vrasjet dhe luftën në Kosovë.

“Kur e drejta ndërkombëtare nuk është e përshtatshme për lëvizjen e një populli, ju duhet të ndryshoni apo të korrektoni ligjet”, ka thënë Kouchner.

Kosova e shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008, më 17 shkurt, ndërsa kurdët janë një popull pa shtet, të cilët jetojnë në katër shtete: Turqi, Siri, Irak dhe Iran. /Insajderi.com