Në kishën ku Nënë Tereza nisi udhëtimin drejt shenjtërisë

Aty, gati e 100 vite më parë, Nënë Tereza bëri atë që në fenë katolike njihet si thirrja e parë, apo betimin para Zotit për punën e saj si bamirëse.

Në kishën ku Nënë Tereza nisi udhëtimin drejt shenjtërisë

Përderisa Vatikani po behet gati që të nisë ceremoninë e shenjtërimit të Nënës Terezë, humanistes shqiptare, në fshatin Letnicë, saktësisht në Kishën e Zonjës së Letnicës, kanë nisur përgatitjet për meshën e zakonshme të së dielës.

Por kjo meshë nuk është e njëjta sikur të tjerat.

Aty, gati e 100 vite më parë, Nënë Tereza bëri atë që në fenë katolike njihet si thirrja e parë, apo betimin para Zotit për punën e saj si bamirëse.

Insajderi është në Letnicë, për të sjellë atmosferën në kishën që njihet si Kisha e Nënës Terezë.

Dhjetëra qytetarë prej vendeve të ndryshme të Kosovës kanë shfrytëzuar mëngjesin e së dielës për të vizituar një prej kishave më të veçanta në Kosovë.

Ata kanë kryer lutjet e zakonshme në kishën ku një person i jashtëzakonshëm nisi udhëtimin e saj si bamirëse për t’u bërë sot e shenjtë – një nga epitetet më të larta në fenë katolike./Insajderi.com

nn1

nn3

nn2

nn4

kiii

kishiii

nn10