Në kërkim të mbështetjes amerikane: PS-ja dhe PD-ja shpenzojnë mijëra euro për lobim

Në kërkim të mbështetjes amerikane: PS-ja dhe PD-ja shpenzojnë mijëra euro për lobim

Zgjedhjetparlamentare të qershorit në Shqipëri kanë rezultuar në më shumë kontrata lobuese të jashtme.

Sidomos Partia Demokratike e Shqipërisë e cila sipas një raporti të Departamentit ka angazhuar kompaninë lobuese “Barnes & Tornburg LLP”, për të marrë vëmendjen ndërkombëtare në nevojë për zgjedhje të lira dhe të drejta në Shqipëri.

PD, e cila ishte pushtetin në Shqipëri, kishte akuzuar para 4 viteve, atëkohë partinë opozitare, Partinë Socialiste  Shqipërisë, se po tentonte të manipulojë procesin votues për zgjedhjet, pretendime të cilat tani kanë quar në protesta pikërisht PD-në, e cila edhe po bojkoton Parlamentin.

E të dy partitë duket siç raporton “odwyerpr.com” së fundmi kanë angazhuar kompani lobimi amerikane për të rritur ndikimin e tyre në Washington sa i përket kauzave të tyre.

Partia Socialiste e Shqipërisë, e cila mbanë pushtetin që kur mposhti PD-në në vitin 2013, ka angazhuar gjatë prillit kompaninë nga Florida “Ballard Partners”, për një shumë prej 20 mijë dollarësh në muaj.

Kompania lobuese do të ndihmojë PS-në në komunikimet e saj me qeverinë e SHBA-së.

E PD-ja ka angazhuar kompaninë “Barnes & Thornburg” me bazë në Indianapolis e cila do të ndihmojë atë në strategjitë e komunikimit dhe do të organizojë takime me zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë në SHBA.

Gjithashtu sipas një raporti të publikuar nga sajti që merret me kompanitë lobuese “Barnes & Thornburg” paguhet që të sigurojë mbështetjen për PD-në nga anëtarët e Kongresit që të japin mbështetje publike për  PD-në e cila kërkon parlamentare të lira dhe të drejta në Shqipëri.

PD-ja vitin e kaluar kishte punësuar gjigantin me bazë në Washington Podesta Group për të këshilluar partinë në politikat relevante të SHBA-së dhe aktiviteteve të kongresit si dhe në organizimin e takimeve me zyrtarë të qeverisë në një jep për fuqizim të marrëdhënieve bilaterale SHBA – Shqipëri.

Angazhimi i “Barnes & Thornburg”, i cili do të zgjasë për një periudhë prej tre muajsh dhe mbaron në korrik, i sjell Barnes & Thornburg një tarifë fiklse prej 150 mijë dollarësh./Insajderi.com