Në kardiokirurgjinë e QKUK-së,  pacientit 63 vjeçar i shpëtohet jeta

Në kardiokirurgjinë e QKUK-së,  pacientit 63 vjeçar i shpëtohet jeta

Në Shërbimin e Kardiokirurgjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është kryer një ndërhyrje e komplikuar, ku një pacienti i rrezikoj jeta si pasojë e komplikimeve shëndetësore në zemër.

Pacientit  B.Z (1954) nga Podujeva, i është bërë Bypassi dhe endarterectomy e arteries karotide të djathtë, pra  procedurë e pastrimit dhe rikonstruktimit të arterieve që e furnizojnë me gjak trurin.

Pra, ndërhyrja përveçse  ka shpëtuar në aspektin kardiokirugjik ka parandaluar  edhe sulmin e mundshëm në tru që njihet si  insult cerebral.

Ndërhyrje të tilla deri më tani janë kryer vetëm në klinikat me shërbime më të avancuara, përderisa kjo është hera e parë që kryhet në shërbimin e kardiokirurgjisë.

Ekipa operatore pëbëhej nga  Dr. Raif Çavolli, kirurg kardiovaskular, dr.  Sabjan Memisha,  kardiokirug, dr. Shkelzen Murriqi,  anesteziolog dhe ekipi tjetër ndihmës nga transfuzionisti, instrumentaret dhe teknikët e anestezionit.