Në kafaze dhe në diell – Petshopi që kritikohet nga shteti vazhdon punën midis Prishtine

Dyqani i kafshëve shtëpiake në qendër të Prishtinës "Petshop" funksionon brenda një hapësire tepër të vogël. Kësisoj kafshët që i ka në shitje i vendos jashtë. Në kafaze dhe në diell. Shteti ia ka tërhequr vërejtjen por puna e tij vazhdon.

Në kafaze dhe në diell – Petshopi që kritikohet nga shteti vazhdon punën midis Prishtine

Dyqani i kafshëve shtëpiake në qendër të Prishtinës, “PetShopBeta” që nga ora se kur hap lokalin e deri në mbrëmje, ekspozimin e kafshëve e bënte jashtë lokalit.

Brendia e dyqanit është shumë e vogël, për këtë arsye pronarit iu nevojitet që ekspozimin e kafshëve ta bëjë në diell.

E sikur nxehtësia e diellit nuk mjafton, më shumë se dy apo tri mace apo kafshë të tjera janë të futura në një kafaz të vetëm.

Për këtë parregullsi, Agjencia e Veterinarisë dhe Ushqimit ka bërë kontrollin në këtë lokal dhe ka dhënë vërejtje për mirëmbajtjen e kafshëve.

“AUV ka bërë inspektimin e këtij dyqani para disa kohe, kemi bërë vërejtjet tona lidhur me përkujdesin ndaj kafshëve dhe mirëmbajtjen e pjesëve ku mbahen kafshët,” tha Drejtor i Shëndetit dhe Mirëqenies së kafshëve Sadik Heta.

Pronari i PetShopBeta i cili nuk deshi të identifikohej, ka thënë se për ekspozimin e kafshëve në diell, ju është tërheq vërejtja dhe se veçse ka ndërmarrë hapa drejt kësaj çështje.

“[Kafshët prej diellit] i kemi hekë. Na i kanë tërheqë vërejtjen, krejt na e kanë tërheq vërejtjen. Ama edhe kafsha ka nevojë pak për vitaminën D,” kishte thënë pronari i  PetShopBeta.

Pas vërejtjeve të shumta, tani kafshët për ekspozim jashtë lokalit janë vetëm në pjesët e ditës kur është hije.

Macet, lepujt dhe papagajtë tash nuk e kalojnë pjesën më të madhe të ditës në temeperatura të nalta. Tani janë të mbrojtur nga rrezet direkete të diellit.

“Jemi duke i hekë, domethënë orari qysh po është koha e diellit, po i heqim. Hiç pa gajle,” tha pronari i PetShopBeta i cili nuk deshi të identifikohej.

Drejtor i Shëndetit dhe Mirëqenies së kafshëve, Sadik Heta ka thënë se përpos këtij dyqani, AUV është duke bërë një inspektim të licencimit të përgjithshëm të dyqaneve të kafshëve shtëpiake në Prishtinë.

“Ne jemi duke hartuar bazën ligjore lidhur me licencimin e këtyre dyqaneve dhe besoj se ne këtë vit ose eventualisht ne pjesën e parë të vitit 2018, ne do të kemi udhëzimin administrativ i cili ne mënyrë te detajuar rregullon funksionimin e këtyre subjekteve,” tha Heta./Insajderi.com