Në Kaçanik vdes një person pasi rrëzohet në fitnes

Në Kaçanik vdes një person pasi rrëzohet në fitnes

Policia e Kosovës ka njoftuar se pasditen e së hënës, një person është rrezuar derisa ai ka qenë duke ushtruar në një palestër fitnesi në Kaçanik.

Viktima është dërguar nga personeli i palestrës në shtëpinë e shëndetit në Kaçanik ku i është ofruar ndihma mjekësore. Ndërsa sipas policisë viktima ka vdekur në autoambulancë derisa ishte duke u dërguar në emergjencën e Ferizajt.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Insajderi.com