“Ne jemi para një sfide” – AKR thotë se ka dy opsione para vetes

“Ne jemi para një sfide” – AKR thotë se ka dy opsione para vetes

Kryetari i Komisioni Zgjedhor në AKR, Fatmir Matoshi ka thënë sot se Aleanca Kosova e Re (AKR) ndodhet para një sfide.

Matoshi ka thënë sot në një prononcim për Radio Evropën e Lirë se tani AKR-ja ose do t’i themelojë institucionet ose do ta dërgojë vendin në zgjedhje të reja.

“Mendoj se të gjitha rrugët, të gjitha mundësitë janë të hapura. Ne jemi tash para një sfide. Ne do të themelojmë institucionet, ose siç duket, do të shkojmë në zgjedhje të reja, të cilat nuk janë të mirëpritura as për faktorin ndërkombëtar e as për qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka thënë Matoshi.

“Sinqerisht, nuk do të dëshironim që as LDK-ja e as Alternativa ose Lëvizja Vetëvendosje apo PAN-i, të ngulin këmbë tash dhe të qëndrojnë në pozicionet që i kanë, pra, mosbërjen e asnjë lëvizjeje për shkak të interesave të tyre partiake”, ka thënë ai.

Kohë më parë, lideri i AKR-së, Bengjet Pacolli, ka pasur një takim me kandidatin për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj. Matoshi, ka thënë se pas këtij takimi, Pacolli nuk ka pasur ndonjë takim tjetër me Haradinajn dhe nuk ka pasur asnjë marrëveshje konkrete. /Insajderi.com