Në Jemen vriten 42 migrantë somalezë

Në Jemen vriten 42 migrantë somalezë

Katërdhjetë e dy njerëz janë vrarë kur një varkë që po mbante refugjatë somalezë bregut të Jemenit, është goditur nga një helikopter, ka njoftuar Organizata Ndërkombëtare për Migrantët, shkruan BBC.

Në mesin e të vrarëve ka pasur gra dhe fëmijë.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë skena të tmerrshme të trupave të vdekur. Nga varka e sulmuar arritën të shpëtojnë vetëm 80 presona të cilët janë dërguar në spital.

Sipas ONM nuk dihet se prej ku ishin nisur udhëtarët dhe as ku po shkonin.

Po ashtu, nuk dihet se kush e sulmoi varkën me migrantët në të.