Në inaugurimin e “parkut të të martuarve”, PDK ia tregon “dashurinë” Shpend Ahmetit

Në inaugurimin e “parkut të të martuarve”, PDK ia tregon “dashurinë” Shpend Ahmetit

Në “Parkun e të Martuarve”, që u përurua sot në Prishtinë, të rinjtë e PDK-së në kryeqytet përmes një aksioni simbolik kanë shpalosur “dashuritë” e vërteta të Kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili për katër vjet nuk ka shërbyer për qytetarët e Prishtinës, por për interesa të ngushta dhe korruptive të krerëve të Partisë Vetëvendosje.

Kryetari i të rinjve të PDK-së në Prishtinë, Triumf Sadikaj, ka treguar edhe arsyet që i kanë shtyrë ta ndërmarrin këtë aktivitet simbolik.

“Meqë Shpend Ahmeti nuk po gjen kohë t’u përgjigjet qytetarëve për skandalet e qeverisjes së tij të korruptuar, ku administratën e ka shndërruar në çerdhe të punësimit partiak të mbi 500 militantëve, si dhe me të tillë i ka mbushur edhe shkollat dhe ndërmarrjet publike të Prishtinës, shkruan Gazeta Express

“Pra, si dembel që është për të punuar, por jo edhe për të aktruar, ai me dramaticitetin shekspirian vetëm po aktron rolin “kishe po punoj diçka”, duke u bërë lajka të rinjve edhe me kësi simbolika boshe, si ky: Parku i të martuarve apo i të dashuruarve”, ka thënë Sadikaj.

Atëherë, ne, meqë kryetari e ka simbolikën politikë dhe e tërë puna e tij është vetëm simbolike, jemi këtu që t’ua tregojmë dashuritë e vërteta të Shpend Ahmetit, që ai i do me gjithë zemër dhe i ka kultivuar në Komunën e Prishtinës: Korrupsionin, tenderët, jahtet, punësimet partiake, lejet ndërtimore, bashkë me banesat, pronat dhe milionat”, është shprehur Sadikaj.

Ndërtjerash ai është shprehur se përveç këtyre, Ahmeti është i dashuruar marrëzisht edhe pas Shëngjinit.

Sadikaj ka thënë se këto janë dashuritë e vërteta të Shpend Ahmetit, të cilat i adhuron dhe gjithmonë është i gjunjëzuar para tyre.