Në Gllarevë gjenden mbetje mortore që dyshohen të jenë nga lufta e fundit

Në Gllarevë gjenden mbetje mortore që dyshohen të jenë nga lufta e fundit

Raportimi për gjetje të eshtrave kohëve të fundit është shpeshtuar, brenda një muaji policia ka raportuar dy raste.

Para disa jave në Gjakovë dhe gjatë ditës së djeshme në fshatin Gllarevë të komunës së Klinës.

Policia ka raportuar se derisa një person ishte duke punuar në një kanal kishin gjetur mbetje mortore. Të cilat dyshohet se janë me origjinë njerëzore.

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur, Prenk Gjetaj ka thënë për Insajderin se  “ekspertët e policisë hetuese kanë marr mostrën të cilat kanë dal mbi dhe, edhe tash bëhet ekzaminimi ku dyshohet se janë të luftës së fundit sepse ka pas veshmbathje të trupit”.

“Tash pritet vendimi i ekspertëve se a janë të luftës së fundit por gjasat janë që ato të jenë dhe ekspertët e mjekësisë ligjore pritet që këtë ta konstatojnë”, ka thënë Gjetaj për Insajderin.