Në Gjilan arrestohet një i dyshuar për fajde

Në Gjilan arrestohet një i dyshuar për fajde

Policia e Kosovës, në bazë të urdhëresës së gjykatës Njësiti i Krimeve Ekonomike ka arrestuar një person me dyshimin e bazuar se i njëjti është duke zhvilluar veprimtarinë e kundërligjshme ‘fajde’.

Sipas policisë gjatë bastisjes në shtëpinë të dyshuarit është konfiskuar një kartëmonedhë prej 500 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Me urdhër të prokurorit i dyshuar dërgohet në mbajtje. /Insajderi.com