Në Gjenevë mbahen bisedime për paqe në Siri

28.11.2017 11:14
Në Gjenevë mbahen bisedime për paqe në Siri

Në Gjenevë pritet të nisë sot një raund i ri i bisedimeve për paqe në Siri, të sponsorizuara nga Kombet e Bashkuara.

I dërguari i posaçëm i OKB-së për Sirinë, Steffan de Mistura, tha se bisedimet do të përqendrohen në hartimin dhe ratifikimin e një kushtetute të re, hapa që, sipas tij, janë të nevojshëm përpara se në Siri të mbahen zgjedhje të reja.

Ai po ashtu tha se “nuk do të pranojë parakushte nga anjëra palë në negociata”.

De Mistura tha se Qeveria siriane nuk e ka konfirmuar ende pjesëmarrjen në bisedime.

Pas arritjes në Gjenevë, kreu i delegacionit të opozitës siriane, Nasr Hariri, tha se opozita synon largimin nga pushteti të presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Konflikti civil në Siri ka nisur në mars të vitit 2011. Mbi 330,000 njerëz janë vrarë, ndërsa miliona të tjerë janë detyruar të zhvendosen.