Në fundjavë vranët, javën tjetër shi e ulje të temperaturave

Në fundjavë vranët, javën tjetër shi e ulje të temperaturave

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj fundjave në vend temperatura  minimale do të lëvizë ndërmjet 9-11 gradë celsius, kurse maksimalet  e ditës do të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë celsius.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat ditën e diele vende-vende do të shoqërohen me riga shiu.

Java e ardhshme, kryesisht  tri ditët e para të javës do të ketë kushte tjera meteorologjike: shi, erë dhe ulje të temperaturave në të dy vlerat  ekstremale.