Më në fund Nuhiu shënon gol – siguron një pik kundër skuadrës së Celinës

Më në fund Nuhiu shënon gol – siguron një pik kundër skuadrës së Celinës

Më 23 shkurt të vitit 2016 në ndeshjen Sheffield Wednesday – Queens Park Rangers në “Championship”, Atdhe Nuhiu kishte shënuar golin e fundit.

E për këtë statistikë aspak të mirë për një sulmues, ishte kritikuar mjaftë nga tifozët e Sheffieldit. Por Nuhiu mbrëmë ka ‘heshtur’ kritikët duke shënuar gol në minutën e 93 duke i siguruar kështu një pikë skuadrës së tij.

Në fakt Nuhiut i mjaftuan 5 minuta pasi u inkuadrua në lojë që të shënoi gol.

Golin i Nuhiut kundër skuadrës së kosovarit tjetër Besart Celina erdhi pas një harkimi të bukur në zonë, ndërsa shtatlarti kosovar nuk e lëshoi këtë mundësi.