Më në fund një klub interesohet për Balotelli-n

Më në fund një klub interesohet për Balotelli-n

Mario Balotelli nuk ka gjetur akoma një ekip për sezonin e ardhshëm. Sulmuesi është kthyer te Liverpool pas aventurës së dytë zhgënjyese me Milan, por nuk bën pjesë në planet e Klopp, i cili e ka detyruar lojtarin të stërvitet me ekipin e dytë.

Emri i “Super Mario”-s, i cili ka një kontratë me klubin anglez deri në 2018-ën, është përfolur shumë në merkaton e verës, por tani duket se ka ardhur një zë konkret.

Në fakt, ekipi turk i Besiktas ka hedhur kandidaturën për të marrë lojtarin në skuadër, me presidentin Fikret Orman që është shprehur i gatshëm ta presë me krahë hapur futbollistin.

“Balotelli është lloji i lojtarit me të cilin tifozët tanë mund të identifikohen, – ka thënë Orman. – Jam i sigurt se do ta bënte akoma më tërheqës klubin tonë”.

Orman është i vetëdijshëm për famën e Balotelli-t: “Po të mos ishte kështu, të them të vërtetën, nuk do të kishim menduar për ta marrë. Jemi në gjendje të gjejmë një zgjidhje për problemet e tij, mendoj se mund të ndryshojë me kujdesin që do të merrte në Turqi”.

Numri një i Besiktas e ka mbyllur duke thënë se: “Në duam Balotelli-n dhe ai ka dëshirë të vijë te ne”. /Telesport.al