Në Francë protestohet kundër arrestimit të Ramush Haradinajt

Në Francë protestohet kundër arrestimit të Ramush Haradinajt

Qindra shqiptarë janë mbledhur për të protestuar në Francë kundër arrestimit të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Protestë, që po mbahet para Gjykatës së Apelit në Colmar, është duke u përkrahur nga një numër i madh i shqiptarëve.“Gllogjan në Colmar, Kosova e bashkume”, “UÇK, UÇK…”, janë disa prej pankartave të vendosura përballë objektit të drejtësisë.

Ramush Haradinaj është arrestuar të mërkurën bazuar në një urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia. Ai po vazhdon të qëndrojë në ndalim derisa autoritet franceze janë duke pritur një kërkesë zyrtare nga Serbia për ekstradimin e tij.