Në energjetikë ekziston një rrjet i madh i Mafias, akuzon Deputetja e Vetëvendosjes

Në energjetikë ekziston një rrjet i madh i Mafias, akuzon Deputetja e Vetëvendosjes

Në emisionin InDoks u transmetua dokumentari “Qytetarë që e gërryejnë shtetin”.

Është ky një dokumentar që shkon thellë në historinë e së paku dy fshatra të Obiliqit ku u ndërtua ilegalisht për ta zhvatur shtetin përmes shpronësimit.

Këtu e gjeni të plotë dokumentarin!

 

Në këtë dokumentar Deputetja e Vetëvendosjes, ArbërieNagavci akuzon se në energjetikë është një rrjet i madh i Mafias. Ku e mbështet ajo këtë konstatim?

Në 50 minuta të dokumentarit InDoks me autor Visar Duriqi do të bëhen publike dokumente ekskluzive që zbulojnë se si ndodhi krimi me shpronësim në këto fshatra. Flasin njerëzit kyç të këtij procesi që e përfaqësojnë shtetin, por rrëfehen edhe banorë pjesëmarrës në këtë skemë.

Sa milionë pritet të kushtoj shpronësimi i Hadës e Shipitullës?

Për sa miliona euro po dëmtohet buxheti i KEK-ut më shumë pas ndërhyrjes së Kryeministrit RamushHaradinaj në këtë rast?

Kush janë personat që qëndrojnë prapa rrjetit të ndërtuesve ilegal të shtëpive për përfitime nga shpronësimi në “Mihjen e re”?

Sa drejtues të KEK-ut janë pjesë ë këtij rrjeti, që dikush e quan edhe si “Mega Mafia”?

Këto dhe shumë pyetje të tjera marrin përgjigje ne dokumentarin “Qytetarë që e gërryejnë shtetin”. Aty faktohet se ky krim ndodhi qëllimshëm. Që të gjithë e dinin, por askush nuk e ndaloi.

InDoks është emision hulumtues që prodhohet nga Gazeta OnlineInsajderi. /Insajderi.com