Në emër të jetës lejohet gjithçka

Në emër të jetës lejohet gjithçka

Pamjet tregojnë një zjarrfikës që i shpëton jetën një adoleshente që donte të hidhej nga ballkoni. Ai zbriti nga një kat më sipër, dhe e goditi vajzën me shkelm për të rënë brenda shtëpisë.

Vajza, e cila kishte një uniformë shkolle, i kishte këmbët në ajër, në majë të bllokut ta pallateve shumëkatësh. Pamjet janë filmuar nga fqinji i pallatit përballë, ku tregon zjarrfikësin që me mjaft kujdes përpiqet ti afrohet adoleshentes.

Një sakrificë kjo për t’i shpëtuar jetën. Nuk dihet se ku është bërë video, ndërsa në përshkrimin në Youtube është në gjuhën koreane.

Një nga komentuesit shkruan: “Jetoje jetën mirë, falë zjarrfikësit”.

[arve url=”https://www.youtube.com/watch?v=wl3xeXJYa5E” /]