Ramiz Lladrovci përballet me protestën e parë, i kërkohet ta ndërrojë emrin e rrugës së një fshati

Ramiz Lladrovci përballet me protestën e parë, i kërkohet ta ndërrojë emrin e rrugës së një fshati

Rreth 60 banorë të fshatit Shtrubullovë të Drenasit, kanë protestuar të premten duke kundërshtuar  vendimin e Kuvendit Komunal lidhur më emërtimin  e rrugës së fshatit të tyre.

Ata kanë kërkuar që rruga e fshatit të tyre të ketë emrin e “Agron Mehmetit”, dëshmorë i këtij fshati, e jo të dëshmori tjetër ‘Sokol Elshani’, që sipas tyre është nga  dëshmor i fshatit Krajkovë të Drenasit.

Përmes protestës banorët i bënë thirrje kryetarit Ramiz Lladrovci dhe asamblistëve të rishikojnë edhe njëherë vendimin, ne të kundërtën paralajmërojnë se protestat nuk do te ndalen.

Policia në raportin 24-orësh ka njoftuar se protestuesit janë shpërndarë të qetë. /Insajderi.com