Në BE diskutohet për vrasjen e Ivanoviq – ministrja kroate jep detaje

Në BE diskutohet për vrasjen e Ivanoviq – ministrja kroate jep detaje

Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kanë folur sot për vrasjen e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq dhe kanë kërkuar që të kryhet një hetim i shpejtë, ka thënë ministrja e jashtme kroat Marija Pejçinoviq-Buriq.

“U përmend çështja e Kosovës dhe vrasjes që ndodhi aty. Përfundimisht u bë thirrje për t’u hetuar rasti, për t’u kthyer dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, dhe për t’u siguruar që një gjë e tillë të mos ndodhë përsëri, për shkak se paraqet një precedent të rrezikshëm”, tha ministrja Pejçinoviq.

Lideri i Iniciativës Qytetare “Serbia, Demokracia dhe Drejtësia” (SDP) Oliver Ivanoviç u vra javën e kaluar në Mitrovicën e Veriut.

Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të BE-së diskutuan gjithashtu mbi gjendjen në Irak, Zimbabve, Libi dhe Siri. /Insajderi.com