Në Detin Adriatik u paraqitë një prej kafshëve më helmuese në botë

Në Detin Adriatik u paraqitë një prej kafshëve më helmuese në botë

Kryqëzori portugez i cili merr pjesë në grupin e Cnidarianëve, por në të vërtetë nuk është meduzë, u paraqitë javëve të fundit në bregun italian të Detit Adriatik, në mes të qyteteve Peskara dhe Bari.

Kjo kafshë është vdekjeprurëse, ndërsa për shkak të dukjes së saj tërheqë vëmendjen e pushuesve, sidomos të atyre më të rinj, transmeton Insajderi.com.

Jeton në sipërfaqe të detit, arrin madhësinë prej 28 deri 30 centimetra, ndërsa te njeriu, nëse preket, mund të shkaktojë dhembje të madhe, më saktësisht me pickim shkakton dhembje të madhe, dhe mund të shkaktojë edhe atak në zemër dhe vdekje, shkruajnë mediet kroate.

Mediet italiane transmetojnë se kryqëzori portugez është lloj kafshe detare tropikale, e cila mund të jetë vdekjeprurëse, dhe për këtë arsye ekspertët menjëherë i kanë paralajmëruar njerëzit që të largohen menjëherë nëse e shohin.

Para dy viteve në Itali është shënuar një rast vdekjeje kur një grua e kishte prekur këtë kafshë.

Deri tani kjo kafshë është vërejtur buzë bregut spanjoll, në Costa de Sol, në ujërat e qytetit Malaga dhe në Francë./Insajderi.com.