Në Çikago është mbajtur “Konventa e artit të tatuazheve”, e cila ka mbledhur mbi 800 artistë nga e mb" />

Në Çikago mbahet konventa e tatuazheve me 800 artistë

Në Çikago mbahet konventa e tatuazheve me 800 artistë

Në Çikago është mbajtur “Konventa e artit të tatuazheve”, e cila ka mbledhur mbi 800 artistë nga e mbarë bota.

 

Kjo konventë është mbajtur në Qendrën e Kongreseve Donald E. Stephens dhe ka zgjatur tre ditë nga 17-19 mars.


Organizatori Troy Timpel ka thënë se bëhet fjalë për njërin nga programet më të rëndësishme në botë kur flitet për artin e tatuazhit dhe e kanë vizituar afro 10 mijë njerëz.

 

Timpel shtoi se janë të kënaqur nga interesimi i artistëve të cilët vijnë nga të gjitha anët e botës. Ai tha se ky është një rast i mirë për adhuruesit e tatuazhit. Përveç kësaj, vizitorët kishin mundësi të blinin disa pajisje të caktuara të modës dhe të marrin pjesë në programet e ndryshme.