Në bregun e Mesdheut u paraqitën 21 trupa

Sivjet numri i përgjithshëm i migrantëve të cilët janë nisur kah Evropa u rrit në 1.586 vetëm në Mesdhe.

Në bregun e Mesdheut u paraqitën 21 trupa

Njëzetenjë trupa, për të cilët besohet se janë të refugjatëve të cilët kanë pësuar gjatë tentimit të arrijnë në Spanjë, kanë dalë këtë muaj në brigjet e Detit Mesdhe, ka kumtuar të premten agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë, transmeton Reuters.

Me këtë numri i të vdekurve sivjet në Detin Mesdhe është rritur në 1.586.

Mbetjet mortore të gjashtë afrikanëve subsaharë janë gjetur më 4 shtator në bregun në afërsi të Marse Ben Mhindi, në provincën algjeriane Tlemsen, rreth 200 kilometra nga bregu i Spanjës.

Të nesërmen janë gjetur edhe katër trupa në plazhin fqinj Saida, përballë kufirit me Marokun.

Mbetjet e gjashtë refugjatëve, duke përfshirë dy gra dhe një fëmijë, janë gjetur më 10 shtator në Driuch, në afërsi të Nadoras në Marok.

Trupi i një gruaje është gjetur në plazhin Las Salinas në Almeri më 11 shtator, ndërsa dy ditë më vonë trupin e një afrikanit subsahar e kanë gjetur peshkatarët në afërsi të Almadrabas./Insajderi.com.