Një “bombë” nga lava e vullkanit e ka goditur një anije afër Havait

Një “bombë” nga lava e vullkanit e ka goditur një anije afër Havait

Anija turistike e cila është për 49 persona është goditur të hënën në Havaje me një bombë të lavës së vullkanit, transmeton CNN.

Sipas informatave të para, 12 njerëz janë lënduar kur lava e kishte shpërthyer tavanin e anijes. Prej tyre tre të lënduar janë transportuar në spital, derisa njëri është në gjendje kritike.

Nëntë të lënduar tjerë kanë shkuar vet në spital me lëndime sipërfaqësore.

Vullkani në Havaje Kilauea ka shpërthyer në maj, dhe me këtë rast lumi i lavës së shkrirë është ka rrjedhur në drejtim të rajonit të banuar të Ishujve të Mëdhenj. Kilauea të dielën edhe më tutje ka lëshuar lavë, sipas të dhënave të gjeologëve amerikan./Insajderi.com.