Në Bërnicë vdes një person në vendin e punës  

16.03.2017 12:19
Në Bërnicë vdes një person në vendin e punës   

 

Një person ka vdekur në vendin e punë në fshatin Bërnicë e Ulët.

Viktima përderisa ka qenë duke punuar ka rrëshqitur dhe ka rënë në një pompë të betonit, ndërsa nga plagët e marra viktima ka ndërruar jetë.

Vdekjen e viktimës e kanë konstatuar ekipet mjekësore të cilat kanë dalur në vendin e ngjarjes.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion./Insajderi.com