Në Athinë protestohet kundër emrit Maqedoni – mbi 1500 autobusë pritet të sjellin protestues

Në Athinë protestohet kundër emrit Maqedoni – mbi 1500 autobusë pritet të sjellin protestues

Në kryeqytetin e Greqisë, Athinë, në sheshin “Sintagma”, sot do të protestohet kundër propozimit të emrit Maqedoni.

Kjo është paraparë të jetë protesta më e madhe e organizuar pas protestës së viteve 90 për të njëtën çështje.

Mbi 1500 autobusë janë rezervuar për të sjellë protestues nga provinca të ndryshme. Ajo do të mbështetet edhe nga partitë opozitare, sa kaq prezencën e tyre e kanë konfirmuar opozitarja Demokracia e Re dhe lideri i saj Kiriakos Micotakis.

Në protestë pritet të marrë pjesë edhe partia në koalicionin qeveritar “Grekët e pavarur” dhe krerët e Kishës. Ndërkohë grupi anarkist Ruvikonas ka paralajmëruar se “të dielën në shesh do të derdhet gjaku”.

Përndryshe, dje mijëra protestues në Selanik të Greqisë i paraprinë protestës së planifikuar për ditën e sotme në Athinë.

Protestuesit bllokuan për 2 orë rrugët e qytetit duke kërkuar që propozimi për zgjidhjen e kontestit me emrin të mos përmbajë termin “Maqedonia”.