Në aksidentin me dy të vdekur, shoferi ishte 15-vjeçar

Në aksidentin me dy të vdekur, shoferi ishte 15-vjeçar

Mbrëmë dy persona humbën jetën si pasojë e një aksidentit të rëndë rrugor të ndodhur në Komsi të rrethit të Matit, ndërsa një i tretë mbeti i plagosur.

Sot policia e Burrelit ka vënë në pranga një 15-vjeçar të dyshuar si shkaktar të aksidentit.

15-vjeçari me iniciale XH.N. dyshohet se ishte në timonin e mjetit që përplasi për vdekje 29-vjeçarin Gentian Hamiti dhe 35-vjeçarin Alfred Balla.

Mësohet se automjeti që drejtonte 15 vjeçari u përplas fillimisht me motorin dhe më pas goditi 3 persona në trotuar.

Nga përplasja mbeti i plagosur edhe 17-vjeçari A.H., që ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë.