Artikull i sponsorizuar

Në 15-vjetorin e vet VITA falenderon nënat

Në 15-vjetorin e vet VITA falenderon nënat

Qumështorja VITA sivjet feston 15-vjetorin e funksionimit dhe në fillimin e kapmanjës së vet festive ka vendosur që të falenderojë nënat.

”Ato janë arkitekte, ato janë mjeke, ato janë mësuese. Të gjitha janë ndryshe, por një gjë e kanë të përbashkët. Të gjitha e dijnë se çfarë është më e mira për fëmijët e tyre”, thuhet në video reklamën e lansuar për nder të përvjetorit të qumëshit më të njohur në vend.

Qumështorja VITA përveq nënave u falenderohet edhe gjithë konsumatorëve tjerë që i kanë qëndruar besnikë, ndërsa ju premton se gjithnjë do t’u ofrojë kualitetin më të lartë dhe vetëm produkte të shëndosha e me përbërje 100% nga qumështi.

VITA zotohet se gjatë këtyre 15 vjetëve por edhe në të ardhmen në plan të parë do ta ketë konsumatorin dhe shëndetin e tij.

Qumështorja VITA ka filluar prodhimin në 2003 dhe është qumështi i parë, në Kosovë, i përpunuar me teknologjinë më moderne UHT (në temperaturë ultra të lartë) dhe i paketuar me ambalazhin e Tetra Pakut.

Duke kaluar përmes sistemit UHT, qumështi ruan për një kohë të gjatë freskinë dhe ushqyeshmërinë, për të cilat VITA është tashmë e njohur gjithandej.

Qumështorja VITA sot ka një sërë produktesh në linjën e vet. Përvesh qumështit me sasi të ndryshme yndyrore, duke filluar nga 0.5. 1.6 dhe 3.2%, kjo qumështore sot prodhon edhe qumësht Bene Vita Kalcium dhe Bene Vita Vitamina, që janë qumësht ideal për zhvillimin e fëmijëve dhe të rinjëve, shtatzënave, gjidhënseve dhe sportistëve.

Për dëshirë të fëmijëve VITA ka nxjerrur në treg qumështin Vita me çokollatë që ka për qëllim zbukurimin e mëngjesit për fëmijët.

Poashtu kjo qumështore prodhon edhe jogurt, ayran, schmand dhe kos.

Për nder të 15 vjetorit Vita do të mbajë aktivitete të ndryshme për kosnumatorët e vet, e sidomos për fëmijët gjatë tërë vitit.