Në 10–vjetorin e Pavarësisë, Veseli ia dorëzon flamurin e Kosovës Demaçit

Në 10–vjetorin e Pavarësisë, Veseli ia dorëzon flamurin e Kosovës Demaçit

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka vizituar në shtëpinë e tij, veprimtarin e çështjes kombëtare Adem Demaçin.

Veseli ka shkruar në Facebook se “askush më shumë prej të gjallëve sesa Adem Demaçi nuk bart mbi supe sakrificën në rrugën për liri dhe pavarësi”.

“Një pjesë e historisë së Kosovës është historia e jetës së tij. Një takim emocional me Bacën Adem, në konakun e tij, për ta falënderuar dhe për t’ia uruar 10-vjetorin e Pavarësisë”, shkruan Veseli.