Ndryshohet linja e trenit që ofendon shtetin e Kosovës

26.03.2017 18:18
Ndryshohet linja e trenit që ofendon shtetin e Kosovës

Kompania e trenave në Serbi “Srbija Voz” ka njoftuar se treni, prodhim rus, që kishte tentuar të futej brenda territorit të Kosovës disa muaj më parë, tani do të qarkullojë në zonën Kralevë-Jagodinë-Kralevë.

Kompania ka caktuar edhe orarin e transportit, duke shtuar se udhëtarët do të mund t’i shohin nga afër pikturat brenda trenit. shkruan B92.

Ky tren kishte mbishkrimin ‘Kosova është Serbi’, dhe më 14 janar të këtij viti iu ndalua hyrja në Kosovë nga autoritetet e Kosovës.

Zyrtarët shtetëror të Kosovës e kishin cilësuar si ofendues ndaj Kosovës atë tren, për shkak të mbishkrimeve që mbante. /Insajderi.com