Ndryshimet e frikshme të akullnajave të Arktikut gjatë një shekulli

Ndryshimet e frikshme të akullnajave të Arktikut gjatë një shekulli

Në fillim të viteve 1900, akullnajat e Arktikut ishin një nga mrekullitë më misterioze dhe mrekullueshme të natyrës.

Pas 100 vjetësh hulumtimi, eksplorimi dhe shfrytëzimit të mëvonshëm, akullnajat janë bërë një testament i frikshëm për efektet e ndryshimit të ngrohjes globale.

Christian Åslund, një foto-gazetar suedez që punon për Greenpeace, ka mbledhur disa fotografi të hershme të akullnajave të Svalbard që ndodhet në Norvegji dhe i krahasoi ato me fotografitë e vitit 2002.

Dallimet ishin të pabesueshme. Ai ka përdorur një seri fotografish për të promovuar nismën  #MyClimateAction, një fushatë e National Geographic që proteston kundër kompanive naftë-nxjerrëse në Norvegji.

Shpimet kanë sjellë edhe shkrirjen e akujve në Arktik. Krahasimet janë të frikshme për situatën e krijuar nga dora e njeriut.