Ndryshimet e ATK-së për rimbursim të kuponëve fiskal

Ndryshimet e ATK-së për rimbursim të kuponëve fiskal

Ndryshimi i formës së aplikimit dhe mënyrës së rimbursimit për kuponë fiskalë, ka bërë që të hutohen edhe qytetarët të cilët edhe nuk do të mund të përfitojnë sikur më parë. Përveç shumës e cila do të jetë më e vogël, po ashtu edhe numri i përfituesve nga rimburismi do të jetë më i vogël.

Por për t’i njoftuar për formën dhe mënyrën e aplikimit me kuponë fiskale Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ka njoftuar qytetarët për ketë proces të ri të rimburismit dhe aplikimit.

Aplikimi për dorëzimin e plikove me kuponë fiskal sipas ATK-së do të jetë deri më 31 korrik të këtij viti.

“Mos harroni, të bëhesh pjesë e kampanjës duhet të keni minimu 60 kuponë fiskal, me vlerë mbi 250 euro. Fituesit potencial do të rimbursohen me dhjetë për qind (10%) të vlerës së deklaruar, shembull nëse ju keni dorëzuar kuponë me vlerë 500 euro, do të fitoni 50 euro. Ju mund të dorëzoni kuponë me vlerë edhe më shumë se 1000 euro, mirëpo shuma maksimale që do të fitoni është 100 euro. Keni parasysh afati për aplikim është deri me 31 korrik 2017”, ka njoftuar ATK-ja.