Ndotja e ajrit shkakton 18 për qind të lindjeve të parakohshme në botë

Ndotja e ajrit shkakton 18 për qind të lindjeve të parakohshme në botë

Ndotja e ajrit nga grimcat ka shkaktuar 18 për qind të lindjeve të parakohshme në botë, që është e barabartë me faktorët e rrezikut, siç janë mosha e gruas shtatzënë, shëndeti i saj i përgjithshëm dhe rrethanat socio-ekonomike, thuhet në një studim ndërkombëtar, të publikuar në revistën “Environmental Journal”

Në vitin 2010 bota për shkak të ndotjes së ajrit kanë lindur 2.7 milionë foshnja para kohe, për shkak të ekspozimit të grave shtatëzëna në ajër të ndotur, thotë një studim nga Universiteti anglez York, i kryer në 183 vende.

Grimcat më të vogla, me një rreze prej 2.5 mikrometrash dhe ato më të vogla që janë quajtur “fine”, mund të zbulohen vetëm me mikroskop elektronik.

Burimet kryesore të këtyre grimcave janë automjetet, termocentralet, djegia e drurit dhe e qymyrit nëpër shtëpitë individuale, zjarret në pyje, djegia e mbeturinave bujqësore, disa procese industriale dhe të gjitha proceset e tjera të djegies, shkruan albinfo.ch

Shkencëtarët thonë se ndotja e ajrit mund të rrezikojë seriozisht fetusit në barkun e nënës, që do të thotë se ata janë të rrezikuar ngase indirekt thithin ajrin e ndotur.

Më të rrezikuara janë gratë shtatzëna në Azinë Juglindore dhe Lindore, të cilat kanë lindur para kohe 75 për qind të fëmijëve.

Vetëm në Indi ka rreth një milion lindje të parakohshme nga 2.7 milionë lindje dhe 500 mijë në Kinë.

Rreth 50 për qind e ndotjes së qyteteve janë përgjegjës vetë qytetet, industria e tyre, automjetet dhe pjesa e mbetur 50 për qind sjell era nga vendet fqinje apo rajonet kufitare, për të cilat duhet të ketë bashkëpunim jashtëzakonisht të rëndësishëm rajonal, thonë shkencëtarët.

Përqindja e lindjeve të parakohshme në disa vende evropiane është katër deri në pesë për qind, në krahasim me 15 në 18 për qind në Azinë Juglindore dhe në disa vende afrikane.