Ndotja akustike, qytetet më të zhurmshme dhe më të qeta

16.03.2017 18:38
Ndotja akustike, qytetet më të zhurmshme dhe më të qeta

Sipas një studimi gjerman, me më shumë se 200 mijë teste të kryera në 10 qytete ndërkombëtare, “zhurma urbane” po rrezikon dëgjimin tone

Jetojmë në një botë gjithnjë e më të zhurmshme. Ndotja akustike, e pranishme në metropolet e mëdha dhe jo vetëm, po arrin në nivele shumë shqetësuese për shëndetin tonë.

Më keq është në Guangzhou ose Canton, qyteti më i madh bregdetar në jug të Kinës, ndërsa më “i heshturi” është Zyrihu në Zvicër.

Mes 50 metropoleve të analizuara nga një studim gjerman, Italia përfaqësohet nga Roma e Milano, ku kryeqyteti pozicionohet jashtë 10-es (i 14-ta).

Disa shkencëtarë të “Charité University Hospital” të Berlinit, kanë kryer një studim në bashkëpunim me kompaninë gjermane “Mimi Hearing Technologies”, për të treguar lidhjen mes jetesës në qytete të zhurmshme dhe humbjes progresive të dëgjimit.

Projekti ka realizuar 200 mijë teste të dëgjimit në 50 qytete ndërkombëtare, duke grumbulluar të dhëna që janë kombinuar pastaj me ato të publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë mbi ndotjen akustike.

Rezultatet kanë sjellë numra shqetësuese: 64% e pjesëmarrësve ka rezultuar pozitiv ndaj këtij fenomeni.

Qytetet me nivelin më të lartë të ndotjes akustike, përqendrohen në kontinentin aziatik, por spikasin edhe tre kryeqytete evropiane dhe një amerikanolatine. Asnjë qytet amerikan ndërkohë nuk shfaqet në këtë “top ten” të zhurmës urbane.

Ndërsa qytetet më të qeta (dhe të jetueshme), gjenden kryesisht në Europë, me katër qendra të mëdha urbane në Gjermani. Vetëm Portland përfaqëson kontinentin amerikan në këtë renditje.