Ndodh vetëm në Serbi: Ura e cila vjen nga askund dhe nuk çon askund

"Çudi" arkitektonike: Vendasit tashmë 15 vjet e kalojnë lumin e thellë nëpër urë në të cilën ngjiten me shkallë të drurit.

Ndodh vetëm në Serbi: Ura e cila vjen nga askund dhe nuk çon askund

Banorët e fshatit Krajinca e Ulët afër Leskovcit, në jug të Serbisë, tashmë 15 vite “heqin të zitë e ullirit” për të kaluar nëpër urë mbi lumin Morava. Rruga të cilën duhet ta kalojnë është shumë e rrezikshme  sepse duhet të ngjiten nëpër shkallë të drurit të larta shtatë metra për të shkelur mbi urë, për të cilën thonë se vjen nga askund, dhe nuk qon askund.

“Do të doja që dikush nga pushteti të vjen dhe të hip nëpër këto shkallë. Kështu ne udhëtojmë në Evropë. Le të sheh e gjithë bota, ka thënë një vendas për televizionin serb “Prva TV”.

Autostrada e afërt e cila qon për në Maqedoni bukvalisht e ka ndarë këtë fshat nga toka  të cilën e punojnë vendasit në anën tjetër të lumit. Gjatë punimeve në ndërtimin e autostradës janë shkatërruar vendet e kalueshme, gjegjësisht cekëtinat nëpër të cilat ata kalonin në anën tjetër të lumit.

“Lumi dikur ka qenë më i gjerë dhe më i cektë, por pas punimeve rrjedha u bë më e ngushtë, erdhi deri te kanalizimi, dhe tani lumi është më i thellë, shpjegon një vendas.

Për këtë i janë ankuar pushtetit, kanë kërkuar një urë, dhe – e kanë fituar. Mirëpo, deri te ajo nuk është ndërtuar asnjë rrugë aksesi dhe kështu qëndron tashmë 15 vjet kjo “çudi” arkitektonike, ndërsa vendasit e shkretë duhet të ngjiten në të me shkallë të vjetra druri.

Për këtë arsye shumica kanë hequr dorë nga toka të cilën e kanë pasur, mirëpo ende ekzistojnë disa këmbëngulës dhe trima të cilët më parë, me shkallë druri të gjata shtatë metra ngjiten në të, e pastaj pajisjet i ngrenë me ndihmë të litarëve.

Në komunë thonë se për sivjet nuk është paraparë ndërtimi i rrugës së aksesit dhe nuk ka as afat për përfundim të urës së betonit e cila sikur pa krahë rrinë pezull në ajër./Insajderi.com.