Ndodh për herë të parë pas 68 vitesh, “çudia” që sollën zgjedhjet në Gjermani

Ndodh për herë të parë pas 68 vitesh, “çudia” që sollën zgjedhjet në Gjermani

Një parti e ekstremit të djathtë ka fituar vende në parlamentin gjerman për herë të parë në gjysmë shekulli, në zgjedhjet ku Angela Merkeli ka fituar mandatin e katërt radhazi si kancelare.

Sondazhet zyrtare të para tregojnë se AfD-ja anti-muslimane dhe anti-imigracionit fiton 13.5 përqind të votave – në skajin më të lartë të asaj që anketat sugjeronin se mund të fitonte.

Që nga viti 1949, prej konstituimit për herë të parë të Parlamentit të Gjermanisë, që sot njihet si “Bundestag”, AfD-ja arriti të hynte në parlament për herë të parë.

Ndërkohë, SPD-ja e qendrës së majtë – partnerët e tanishëm të koalicionit të CDU të Merkelit dhe një titan i politikës gjermane për 150 vjet – duket se kanë rënë në një nivel historik prej vetëm 20 përqindësh, rezultati më i keq, që nga Lufta e Dytë Botërore. /Insajderi.com