Ndodh edhe kjo në Gjilan: Shoferi e ther tri herë me thikë vetëm pse i stërpiku veturën

22.11.2017 12:50
Ndodh edhe kjo në Gjilan: Shoferi e ther tri herë me thikë vetëm pse i stërpiku veturën

Një person është therur me thikë tri herë pasi pa dashje ka stërpikur veturën e shoferit sulmues.

Policia e Kosovës raporton se viktima pa dashje ka stërpikur veturën e të dyshuarit gjatë përball kalimit. I sulmuari dhe një tjetër dëshmitar kanë thënë se kanë stërpikur veturën nga pusi me ujë që gjendej në rrugë.

“Më pas i kanë ndal veturat, ku njëri i dyshuari e godet viktimën me një brisk tri herë në regjionin e shpinës, me ç’rast viktima pëson lëndime të rënda trupore,(jashtë rrezikut për jetë). Është konfiskuar mjeti i mprehtë (brisku)”, njofton Policia e Kosovës.

Me urdhër të Prokurorit i dyshuari ndalet për 48 ore, i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.